Kush është modelja e cila do të pushtojë pasarelat e “Guess” pas Oriola Marashit

0

Oriola Marashi ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess” në tetor të vitit të kaluar. Modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara.Ylli ndau në Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ngurroi të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore.

Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, shkroi Oriola përkrah videove.
Modelja ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë. Fama e saj i ka kaluar prej kohësh kufijtë shqiptarë dhe sot është një nga modelet më të kërkuara edhe jashtë vendit. Marashi ka bashkëpunuar po ashtu me disa marka të njohura veshjesh.

Tani është momenti i ish-Missit shqiptar dhe modeles së njohur, Megi Luka që të bëhet pjesë e pasarelave të ”Guess”. Këtë lajm e dha vetë modelja nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndau me ndjekësit e saj disa foto nga zyrat e “Guess”, krahas së cilave shkruante:

“Po, një aventure të re! Faleminderit Paul Marciano, Guess.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu