Kush është prokurori të cilit i hodhën makinën në erë pak çaste më parë. Emri

0

Një makinë u hodh në erë në mbrëmje në Tiranë me tritol në një qendër tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Tashmë mësohet se makina I përket prokurorit Arjan Muça.

Nuk ka ende informacione lidhur mbi arsyet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.

Arjan Muça, ka drejtuar operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit më 7 gusht 2009.

Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja, Gentiana Muça që është gjyqtare në administrativen Gjirokastër, pasi mjeti përdorej nga të dy.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar në këtë ngjarje, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu