Kush ishte 55-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Librazhd

0

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në Librazhd. Një 55-vjeçar ka humbur jetën, ku nga burimet e para mësohet se zotria ka rënë nga shkallët.

Burimet bëjnë me fije gjifhashtu se bëhet fjalë për Besim Gjura, 55 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një objekt privat në qendër të qytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca. I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin qytetit, më pas është nisur drejt Elbasanit. Fatkeqësisht 55-vjeçari ka humbur jetën rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Ndërkohë, dëshmitarë kanë treguar se qytetari ka qenë duke zbritur shkallët dhe është rrëzuar menjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu