Kush janë dy shokët e Aldi Ramës që mbahen në komisariat, njëri prej tyre mësues

0

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se të paktën 2 persona mbahen në komisariatin e policisë Lezhë si persona të cilët dyshohet se shoqëronin Aldo Ramën.

Ata janë Kristian Sherri dhe Armando Marku, ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues.

I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.

Automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin. Nga ana tjetër krismat e shumta të armëve i kanë konfirmuar për Fax Neës edhe burime që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes paraditen e kësaj të marte.

Dy të ndaluarit pritet t’iu komunikohet masa e arrestit, ndërsa janë neutralizuar disa minuta pas ngjarjes teksa autori i dyshuar se ekzekutoi Hoxhën arrititë largohej përkohësisht.

Nga ana tjetër pritet nisja e hetimit nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në lidhje me veprimet e policisë, përkatësisht kolegëve të Saimir Hoxhës, për të konstatuar nëse ka patur ose jo shkelje të rregullave në momentin e ndalimit të të rinjve apo gjatë përplasjes me to.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu