Kush janë dy vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq. Akuzohen për vendosje tritoli dhe për…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, pasi dy vëllezër janë 31 dhe 33 vjeç janë gjetur të vrarë me armë zjarri.

Bëhet me dije se dy vëllezërit janë identifikuar si Andrea Olldashi, 33 vjeç, Martin Olldashi, 31 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej datës 7 dhjetor.

Por emrat e tyre nuk janë të panjohur për policisë, pasi në vitin 2012 akuzohet se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist.

Vetë futbollisti Leka deklaroi se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia e Pogradecit arrestoi vëllezërit Olldashi të dyshuar si autorët kryesorë të ngjarjes, por i liroi ata pas tre ditësh për mungesë provash.

Ndërkohë që pak vite më vonë, në vitin 2017 janë arrestuar edhe për vjedhje të sendeve me vlerë në disa banesa.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu