Kush janë dy vendet në qarkun e Elbasanit që fshehin rezerva të mëdha floriri?

0

Nga editori, infoelbasani.com

Dy nga gjashtë vendet ku mendohen se fshihen rezerva të mëdha flori në Shqipëri ndodhen në qarkun e Elbasanit.

Bëhet fjalë për zonën e Mendrakës në lumin e Tomorricës mes Gramshit-Beratit dhe Kuçovës si dhe zonën e Babjes në Librazhd.

Në fakt Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procesin e konsultimit publik për programin e veprimit 3-vjeçar, për vitet 2019 – 2021, në zbatim të Strategjisë Minerare.

“Ky projektvendim ka për qëllim miratimin e programit të veprimit për zbatimin e strategjisë minerare, i cili është dokumenti afatmesëm i planifikimit minerar, për periudhën 3 (tre) vjeçare 2019 – 2021, që hartohet në bazë të strategjisë minerare dhe që përcakton politikat dhe programet e veprimit dhe kërkon të realizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve minerare ekzistuese dhe në perspektivë, në përputhje me zhvillimet e reja të ekonomisë shqiptare, në respekt të mjedisit ku jetojmë”, shkruhet në projektvendimin që ka kaluar në proces konsultimi.

Nisma përmban 3 anekse; planin 3 vjeçar të shfrytëzimit minerar, të dhënat për vendburimet dhe zonat që konsiderohen të rrezikshme. Në listën e të dhënave për vendburimet janë edhe zonat minerare që përmbajnë metale të çmuara si ar, argjend apo platin. Në aneks rezulton se janë 6 zona minerare me përmbajtje ari.

Më poshtë lista e vendburimeve të arit:

-Mirditë/Zona e Bukëmirës-Simon
-Përmet
-Kuçovë-Berat-Gramsh/Zona e Mendrakës-Lumi i Tomorricës
-Mirditë/Zona e Kaçinarit
-Librazhd/Zona Babje/Ar
-Mirditë/Zona Kthellë e Epërme
Sa i përket minierave me shkallë të lartë të floririt në Shqipëri përmendet ajo e Munellës në të cilën mendohet se ndodhen mbi 4 ton ar. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu