Ky është i riu që bëri për spital policin rrugor, por që më pas u arrestua në flagrancë

0

Është arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar me inicialet O.M në rrugën “5 Maji” në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Autoritetet theksojnë se 30-vjeçari ka qëlluar punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili më pas mori ndihmë mjekësore në spital. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në zonë e ‘5 Majit’ në kryeqytet, ku në sherr u përfshinë një polic rrugor dhe një i ri, të cilët u konfliktuan për disa sekonda në rrugë. Nga njoftimi i forcave blu thuhet se i riu ka qëlluar efektivin për shkak të detyrës, që tashmë është në arrest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu