“Të lutem mos më detyro të të vras”/Përballja policit me një 27-vjeçar

0

Autoritetet policore të Floridës kanë publikuar vidion e vrasjes së 27-vjeçari, Dylan Ray Scaott, i cili ishte në kërkim për vjedhje makinash.
Efektivi i Sherifit të Kontesë Hillsborou, Timothy Miskell dëgjohet në video duke i thënë vazhdimisht viktimës që të ngrejë duart lart. Policia tha se efektivi kishte kaluar katër minuta duke biseduar me Scott, i cili ishte në kërkim për vjedhje makinash, para se të hapte zjarr.
Autoritetet thanë më pas se Scott kishte shkruar një letër ku thoshte se donte që të vritej nga një polic.
“Nuk kemi asgjë personale dhe nuk dua të të qëlloj, por nëse nuk më tregon duart, kjo do të ndodhë. Të lutem ngriji duart lart. Të lutem, mos më detyro të të vras”, dëgjohet të thotë Miskell.
“Do të vdesësh mu aty në sedilje nëse nuk më tregon duart. Të lutem mos e bëj këtë zgjedhje, të lutëm mos. Do të dalësh nga burgu nesër, vetëm ngriji duart lart”.
Por teksa Scott bën një lëvizje të nxituar në makinë, polici hap zjarr. Ai, bashkë me dy kolegë të tjerë janë pezulluar përkohësisht, sipas protokollit. Megjithatë, shefi i tyre, sherifi Chornister tha për mediat:
“Ata kanë ndjekur rregullat dhe janë përpjekur ta bindin të dyshuarin që të dorëzohet. Sigurisht rezultati është larg perfektes, por jam i lumtur që asnjëri prej efektivëve nuk është lënduar dhe që arritëm të shpëtonim jetët e qytetarëve të pafajshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu