Ky është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin që ndodhi në Elbasan

0

Kledis Deda është 26-vjeçari që humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Ellbasanin me Bradasheshin.

Mjeti ku ai udhëtonte së bashku me një të re, që sipas Policisë është me inicialet F.B u shkatërrua plotësisht teksa u përplas me një minibus që po vinte nga Korça, 5 pasagjerë të të cilit mbetën të lënduar në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit, ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu