LAJM I FUNDIT/ Arratiset nga komisariati i Policisë i riu

0

Një person është arratisur nga komisariati i Policisë numër 1 në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Rigers Lala, i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë s Shtetit.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari Lala u arrestua vetëm dy ditë më parë në zonën e Alidemit në Tiranë, teksa ishte duke qarkulluar me armë në makinën e tij.

Në ditën kur ndodhi ngjarja, dëshmitarë thanë për Faxweb.al se i riu kishte qëlluar me armë, por ky version u hodh poshtë nga ana e Policisë.

I riu bëri rezistencë ndaj Policisë dhe tentoi që tia mbathte, por më pas u arrit që të kapej nga “Shigjetat”.

Tashmë ai ka mundur që të largohet nga komisariati numër 1 në rrethana që ende nuk dihen.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu