Ky është i riu që tentoi të futej me forcë në Kryeministri (Emri)

0

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku Aurel Latifi tentoi të hynte me forcë në Kryeministri.

Burime për InfowebTv, bëjnë me dije se Aurel Latifi ka goditur me grusht kabinën e punonjësve të Gardës, dhe ka nisur të vrapojë në oborrin e Kryeministrisë në drejtim të hyrjes anësore.

“Aventura” e tij ka zgjatuar vetëm pak sekonda, pasi është neutralizuar nga rojet e Kryeministrise. Ngjarja ka ndodhur ditën  e djeshme ndërsa vetëm sot është raportuar nga policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu