Ky është modeli albin shqiptar që nuk i shpëtoi syve kritik të “Vogue Italia”

0

“Vogue Italia” dhe “Imodels” nuk e kanë lënë 25-vjeçarin albin shqiptar t’ju shpëtojë nga duart. Mario Prendi tërhoqi menjëherë vëmendjen e revistave, agjencive të modelingut dhe jo vetëm, duke u bërë kështu pjesëmarrës në to, shkruan InfoWebTV.

Modeli shqiptar është rrëfyer se albinizmi në Shqipëri përballet me paragjykime dhe bullizëm, por dukshëm këto të fundit nuk e kanë ndalur atë të jetë i suksesshëm.25-vjeçari ka thënë se albinizmi e ka ndihmuar të tërheqi vëmendjen.

Mario Prendi aktualisht punon si këshilltar ligjor në një kompani, pas studimeve për drejtësi.

Ndër të tjera, ai është shprehur:

“Para tre vitesh. E nisa më shumë si një projekt për qejf, për veten time. Nuk e mendoja se do të kishte këtë imapkt pozitiv. Isha 22-vjeç kur nisa, tani jam 25. Më kontaktoi një fotograf e më tha se jam i ri e po bëj disa projekte. Projekti i parë lidhet me punë, e gjatë rrugës projekti nuk u krye, por bëra miqësi me fotografin. E duke bërë foto të tjera, pati reagime të mira nga profesionistët. E foto u postua dhe te “Vogue Italia”. Nëse nuk do të isha albin, sigurisht që nuk do të kisha rënë në sy. Në Shqipëri nuk ishte bërë asnjëherë kjo, ndërsa jashtë shtetit janë bërë njerëzit e veçantë pjesë e projekteve të ndryshme. Shoqëria këtu është e painformuar, e çdo gjë e re dhe jashtë normales, ka paragjykime. Por këto i ndjen më shumë kur je fëmijë dhe adoleshent.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu