Napoli destinacioni i rradhës, ky është kamioni që u kap me 300 kg kokainë

0

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e orëve të fundit, ku në Portin e Durrësit u kap një kamion me 300 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë në trupin e tij.

Në dokumente ai kishte të shënuar transport pllakash hekuri, por në kontrollin e dytë të imtësishëm është vënë re një modifikim në trupin e kamionit. Destinacioni ishte nga Belgjika në Serbi, më pas në Maqedoni të Veriut, në Portin e Durrësit dhe destinacioni final ishte në Napoli.

Ka 120 minuta që vijon operacioni, dhe policia ka shkuar në magazinën në Napoli. Dyshohet që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal atje. Mafia napoletane është shumë e njohur për trafik narkotikësh.

Droga e kapur kap një vlerë monetare shumë të lartë, por ende nuk është përllogaritur pasi po ekzaminohet nëse është drogë e pastër apo e përzierë. Nuk dihet se sa dorë kanë shqiptarët në këtë ngjarje, por prej ditësh ky kamion ndodhej në territorin shqiptar.

Shoferi i kamionit Nazif Arjofski ka deklaruar për hetuesit se ai nuk dinte asgjë, por ishte vetëm një i punësuar që po ngiste kamionin dhe kishte për detyrë ta çonte në destinacion.

Droga e kapur ishte e mbështjellë me pako që mbanin logon e “PSG”, markës së njohur “Dior” apo “Chicago Bulls”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu