“Ky është një kurth”/ Çfarë e acaroi kryeministrin Rama në Konferencën për çlirimin e Kosovës

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht Rama është pritur në Presidencë nga presidentja Vjosa Osmani. Më tej ai ishte pjesë e një Konference Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova.

Pas fjalës së mbajtur nga foltorja, Rama ka marrë edhe një pyetje nga drejtuesi i panelit, i cili e ka pyetur se si “Si është Kosova sot në sytë tuaj”. Duket se një pyetje e tillë e ka “nervozuar” kreun e qeverisë shqiptare, i cili i është përgjigjur se kjo nuk është një pyetje, por një kurth.

“Kjo s’është pyetje është kurth! Dua të shtoj vetëm diçka duke qenë se diskutimi në panel është më në formë muhabeti, dua të qëndroj tek Ibrahim Rugova, koha më e suksesshem e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si një subjekt edhe pse jo ende i njohur, faktin se ishte i njeri që i hapeshin dyert si person, për Kosovën ata që dëgjonin për herë të parë ndoshta për të bërë politikë të brendshme dhe të jashtme. U ul si një anëtar i një ekipi uniteti ku të gjithë ishin të barabartë.”- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu