LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Devoll, transportohet me urgjencë në spitalin e Korçës një person

0

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Devoll, transportohet me urgjencë në spitalin e Korçës një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bitinckë të Devollit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i lënduar një person.

I plagosuri po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet ende nëse personi në fjalë është i lënduar rëndë apo jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu