LAJM I FUNDIT/ Aksident në Balldren, në aksin Elbasan-Peqin, plagosen 2 persona

0

Elbasan -Një aksident me përplasjen e dy mjeteve është regjistruar në aksin Elbasan – Peqin në fshatin Balldren.

Paraprakisht, gazetarja e Infoweb/Media, Entela Duka, raporton se dy persona kanë mbetur të lënduar e për pasojë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, për të marrë ndihmën e parë nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes ku po menaxhon dhe trafikun.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin në fjalë, por dy mjetet e përfshira në aksident janë dëmtuar ndjeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu