LAJM I FUNDIT/ Aksidentohen dy automjete në Kavajë

0

Një aksident ka ndodhur pranë sahatit dhe xhamisë në qendër të qytetit të Kavajës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilët janë dëmtuar rëndë në pjesën e përparme.

Në vendngjarja ka mbërritur autoambulanca, ndërkohë që nuk dihet ende numri i personave të lënduar apo gjendja e tyre.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu