LAJM I FUNDIT/ Arrestohen dy të afërm të Vorfit në spitalin e Traumës

0

Dy të afërm të autorit të plagosjes së sotme në Mamurras, Nikoll Vorfi, janë arrestuar teksa gjendeshin në spitalin e Traumës ku janë dërguar 3 të plagosurit pas ngjarjes së rëndë.

Mësohet se Nikoll Vorfi ndodhet në spitalin e Traumës, ndërsa dy policët e plagosur janë dërguar në një spital privat.

Deri më tani, Policia ka shoqeruar në komisariat 7 persona në lidhje me këtë konflikt që ndodhi në Mamurras ditën e sotme.

Sipas burimeve, konflikti nisi pasi Nikoll Vorfi nuk pranoi të lëvizte makinë e parkuar kundravajtje. Policia i tha atij se do të ushtronte kontroll, por Vorfi thirri në ndihmë shokët pranë një lokali, sipas burimeve paraprake.

Mirëpo, Policia, e cila ka reaguar pas disa orësh nga koha kur ndodhi ngjarja, jep një version tjetër. Sipas Policisë, një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burimi : Fax News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu