Kinematografia e kishte pritur me padurim,rikthehet Angelina Jolie me filmin e saj më të ri

0

Pas kaq shumë kohësh Angelina Jolie i rikthehet karrierës së saj të mirënjohur të aktrimit.E munguar në kinematografi,aktorja vjen me një rol kryesor në filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”.

Filmi,historia e të cilit bazohet plotësisht në romanin me të njëjtin emër të autorit Michael Koryta,i përket zhanrit në ndërthurje të aksionit dhe trilerit.

Aktorët pjesëmarrës janë Tyler Perry,Nicholas Hoult,Jake Weber,Finn Little, Aidan Gillen,Jon Bernthal dhe Medina Senghore.

Historia e filmit është mjaft interesante.Një adoleshent padashur u bë dëshmitar i vrasjes së babait të tij.Pa e kuptuar ai u vu në rrezik dhe vrapoi për të gjetur shpëtim në mes të pyllit,i ndjekur kështu nga vrasësit e babait të tij.Gjatë nevojës për tu fshehur,djaloshi rastis të takojë eksperten e mbijetesës në shkretëtirë(Angelina Jolie).Ajo i ofron strehim adoleshentit në kullën e vrojtimit.Por,situata bëhet e rrezikshme në momentin kur vrasësit djegin kullën në mënyrë që djali të hiqte dorë nga rezistenca.Dëshira dhe përpjekjet për të mbijetuar janë emocionuese.

Nëse jeni kuriozuar nga ploti i filmit,atëherë duhet ta ndiqni më 14 Maj në platformën HBO Max.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu