LAJM I FUNDIT/ Ekzekutoi 17-vjeçaren në Laprakë, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë autorin

0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpeopajn, i dyshuari si autori i ngjarjes së ndodhur dy vite më parë për vrasjen e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj, e ndodhur në zonën e Laprakrës.

Gjithashtu kjo gjykatë ka dënuar me 23 vite burgim dhe Ronald Muzhaqin personin që ishte në momentin e vrasjes së 17-vjeçares.

Vrasja e Griselda Gjikolaj, 17-vjeçares së ekzekutuar në zonën e Laprakës më 26 dhjetor 2018 kishte dy autorë dhe për prokurorinë e Tiranës ata janë Robert Përpepaj dhe Ronald Muzhaqi. Mësohet se Përpepaj është një person i shpallur në kërkim nga policia.

Përpepaj akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Gjikolaj dhe shokut të saj Erion Bega, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Ndërsa Muzhaqi është akuzuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të vrasjes”. Dosja penale ndaj dy personave të mësipërm tashmë është transferuar për shqyrtim gjyqësor.

Në dosjen e prokurorisë hidhet dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj, ngjarje e cila ka ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit të 2018, në zonën e Laprakës.

Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu