LAJM I FUNDIT/ Është dënuar me tre vite burg për mashtrim, arrestohet Marida Shehu

0

Marida Shehu, e shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, është arrestuar ditën e sotme. Ajo është dënuar me tre vite burg.

Sajmir dhe Marida Shehi janë çifti i bashkëshortëve, të cilët hiqeshin si biznesmenë dhe mashtronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Të dy, burrë e grua, akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.

Denoncimi është bërë nga Shqipëria Ime, ku raportuesi thotë se pasi kishte prerë biletën e avionit dhe kishte paguar për një paketë turistike në Turqi në kompaninë SM.TRAVEL&TOURS VORË, ka ngelur i shtangur kur ka mbërritur në aeroport dhe mëson se bileta e tij për në Turqi nuk ishte e prerë.

Kompania e udhëtimeve  SM.TRAVEL&TOURS VORÈ në pronësi të Sajmir e Marida Shehi, banues në Vorë, i ka marrë atij 1800 euro për një paketë turistike në Turqi por çdo gjë ka qenë një mashtrim pasi paketa ishte false, shkruan Shqipëria Ime.

Kam shkuar ne kompanine sm travel e tours ne vore dhe bera nje pakete per ne turqi 1800 euro. Pagova leket dhe pas dy ditesh me marrin ne tel nga agjensia dhe me thone qe carteri ka probleme dhe udhetimi do kryhet dite tjeter. I them qe dua ta anulloj paketen dhe me thone ok do e anullojme dhe do maresh leket mbrapsh. Kur iki te agjensia ishte e mbyllur dhe numrat e telit i kishin fikur. Aty kishte edhe njerez te tjere me te njejtin problem. Me pas shkova ne aeroport dhe me thane qe keto rezervime biletash jane fallso dhe nuk egzistojne. Anonim ju lutem”, – shkruan mesazhdërguesi, ndërsa tregon edhe bisedat me pronarin e kompanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu