LAJM I FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Maliq, dyshohet se i përket 26-vjeçarit të zhdukur

0

MALIQ- Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Dyshohet se I përket një 26-vjeçari që është raportuar i zhdukur.

Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, i cili dyshohet se i përket 26 vjeçarit të denoncuar si i humbur humbur nga familjarët, i cili u referua nga policia paraditen e sotme.

Policia drejt vendit për të bërë identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetvrasje apo ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë për zhdukjen e të riut: 

Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu