LAJM I FUNDIT/ Goditi me grusht 65-vjeçarin, përfundon në gjendje kritike për jetën

0

 

Ështe ndaluar mëngjesin e sotëm nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë shtetasi Bardhul Sadikllaraj pasi ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin Ylli Lulo banues në Beduqas Këlcyrë.

Mësohet se shtetasi Bardhul Sadikllaraj e ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin Ylli Lulo për motive të dobëta dhe ky i fundit është rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda.
65-vjeçari është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu