Rrahën barbarisht të riun, Prokuroria vendos pezullimin e dy mjekëve (EMRAT)

0

Prokuroria e Fierit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në spitalin e qytetit, ku një riu Ardit Klima u dhunua prej mjekëve, të cilëve iu kërkonte informacion për gjendjen e të atit që ishte i shtruar.

Në njoftimin zyrtar të prokurorisë Fier bëet me dije se ka nisur hetimi për mjekët dhe infermierët e përfshirë në konflikt, ndërkohë që është vendosur pezullimi nga detyra i dy prej tyre: Enver Halili dhe Ndriçim Kallashi.

Rasti i dhunës brenda spitalit të Fierit u raportua në media, ku mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore të riun Ardit Klima.

Vetë Klima u arrestua nga policia me akuzën e dhunës ndaj mjekëve.

Pjesë nga debati:

Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!

Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!

Djali: Tani të shkosh!

Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!

(Nis përplasja)

Djali: Ooooo!

Mjeku: Bjeri qenit!

O k*** e m***

Kë godet ti?

Djali: Nuk e godita.

Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!

Djali: Nuk e godita.

O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***

Djali: Boll, or boll!

Mjeku: Goditet mjeku me karrige?

Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!

Mor pis!

Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.

Mjeku: Ta q**** Ule kokën!

Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.

Mjeku: Ule kokën!

Djali: E ula!

Dhuna vazhdon ndaj të riut.

Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!

Mjeku: Hiqe dorën!

Djali: Jo nga koka!

Mjeku: Mos luaj!

Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!

Mjeku: Kështu e doje ti? K***

Mjeku: Lidhe, q*****

Djali: Mos më qëllo më!

Mjeku: Legen!

Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!

Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!

Mjeku: Ku e ke atë celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?

Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.

Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!

Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?

Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!

Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!

Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”

Djali: Nuk jam k*rvë!

Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!

Djali: Më bën m** katër me një.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu