LAJM I FUNDIT/ Identifikohet 50-vjeçarja që u gjend e mbytur në lumin Shkumbin (Emri)

0

Elbasan – Një grua është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në lumin Shkumbin.

Burime bëjnë me dije se trupi i 50-vjeçares është gjetur në afërsi të fshatit Mjekës .

Infoweb/Media, mëson se viktima është 50-vjeçarja, Suzana Dika, nga lagjia “Emin Matraxhiu” e cila kërkohej nga vëllai i saj pasi ishte larguar nga banesa prej ditësh. Sipas deklaratës së dhënë nga vëllai i saj, 50-vjeçarja dyshohet se vuante nga epilepsia. Nxjerrja e trupit të pajetë të 50-vjeçares ishte tepër e vështirë për shkak se rrjedha e lumit nuk lejonte zjarrfikësit të ndërhynin. U desh përdorimi i eskavatorit për të nxjerrë trupin e pajetë i cili kishte ngecur mes shkurreve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu