LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti ndihen në Tiranë dhe në jug të vendit

0

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë dhe në disa qytete në jug të vendit përfshirë Durrësin, Korçën, Fierin, Vlorën dhe Gjirokastrën.

Mësohet se epiqendra është në Larisa të Greqisë me një magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 2 km dhe epiqendra rezulton 27 km nga qyteti i Larisës dhe 12 km nga qyteti i Tyrnavos.

Lëkundjet kanë qenë tepër të fuqishme dhe kanë zgjatur disa sekonda duke shkaktuar panik tek qytetarët e kryeqytetit dhe në qytete të tjera në jug të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu