LAJM I FUNDIT/ Mbytet në liqenin e Belshit 41-vjecari, dyshohet se vuante nga depresioni

0

 

Një 41-vjeçar i identifikuar si Fiqiri Xhaja është nxjerrë i pajetë nga Liqeni i Belshit pak minuta më parë.

Mësohet se Xhaja është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Trupi i tij është nxjerrë nga uji ditën e sotme, teksa kufoma e të ndjerit ka mbetur ende aty pasi morgu i Elbasanit nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.

Viktima është i martuar, me dy fëmijë dhe dyshohet se vuante nga depresioni.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu