LAJM I FUNDIT/ Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vlorë

0

Një plagosje me  thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në  Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 42 vjeçari Klodian Toska është paraqitur në spital dhe është futur në sallën e operacionit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se 42 vjeçari është plagosur në krahë.

Ndër të tjera mësohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një konflikt i momentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu