PS ka marrë të dhënat nga e-albania për qytetarët e Tiranës? SPAK nis…

0

 

SPAK ka nisur verifikimet për nxjerrjen e të dhënave personale nga partita socialiste, me qëllime për të kontrolluar votuesit.

Burime zyrtare nga SPAK bëjnë me dije se është duke u verifikuar nëse database me të dhënat e qytetarëve në e-albania është vënë në funksion të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

SPAK do të marrë një kopje të të dhënave të e-albania në kryeministri, për të verifikuar nëse janë të njëjta me ato që u publikuan në media.

Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Janë publikuar dje të dhëna nga kjo database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Në dokumentin që është afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

 

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu