LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Elbasan

0

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Elbasanit. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Parizani Dyli Haxhire, në zonën e quajtur Gurabardhi.

Deri më tani nuk është raportuar për të plagosur apo viktima. Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet i cili ishte në ecje. Nuk dihet se kush ishte shënjestra e tyre.

Policia dhe grupet e kontrollit mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ende nuk ka informacion më të detajuar për sulmin me armë që ndodhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu