Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në një banesë pranë shkollës Qamil Guranjaku Elbasan.
Në pamjet e siguruara nga InfowebTv, shohim që zjarrfikëset janë të pranishëm në vendngjarje.
Bëhet me dije se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë ngarkesa e lartë elektrike, e cila ka përfshirë një pjesë brenda shtëpisë nga zjarri.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për rrethanat e ngjarjes në fjalë.





