Lajm i keq për personat që kanë akses ne Netflix nga një llogari e dikujt tjetër

0

Nëse përdorni fjalëkalimin (password) e Netflix të një personi tjetër,atëherë duhet të lexoni me kujdes, pasi mund të mos e gëzoni më këtë privilegj.

CNN raporton se gjiganti i transmetimit po teston një opsion të ri që mund ta ndihmojë atë të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit. Netflix po bën njoftime duke u kërkuar përdoruesve të verifikojnë se janë të autorizuar për ta përdorur llogarinë.

“Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogarinë e Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë,” tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë.

Kushtet e shërbimit të kompanisë thonë se llogaritë “nuk mund të përdoren nga individë përtej familjes tuaj”.

Kur një përdorues zgjedh profilin e tij në një llogari të përbashkët Netflix, një opsion pop-up do t’i kërkojë të verifikojë llogarinë duke e konfirmuar me një tekst ose email. Përdoruesit mund të zgjedhin ta verifikojnë më vonë, në këtë rast, pop-up do të shfaqet përsëri në një kohë të papërcaktuar. Nëse ata nuk mund të konfirmojnë se janë një përdorues i autorizuar, do t’u kërkohet të krijojnë një llogari të re.

Karakteristika e re është vetëm një provë dhe po shtrihet për një numër të kufizuar të përdoruesve të TV Netflix.

Përditësimi vjen pasi shikueshmëria e Netflix u rrit shumë gjatë pandemisë. Platforma arriti 200 milionë përdorues muajin e kaluar. Por kompania mund të përballet me sfida në mbajtjen e këtij ritmi pasi njerëzit po kalojnë më pak kohë të në shtëpi gjatë vitit 2021, krahasuar me një vit më parë.

Netflix dhe platformat e tjera të transmetimit kanë vite që merren me mënyrën se si të trajtojnë shpërndarjen e fjalëkalimit – dhe nëse duhet të shqetësohen duke u përpjekur ta parandalojnë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu