Ndërron jetë nga Covid-19 ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani 73 vjeç.
Kozma Hakani kishte 14 ditë i shtruar në spitalin Covid 2.
Ai ka qenë dhe Drejtor i Arsimit në Qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshe të qytetit të Elbasanit.
Ishte një nga figurat më të njohura në Elbasan dhe gëzonte respekt të gjërë.
Infoelbasani i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Hakani!