LAJM I FUNDIT/ Aksident në Gramsh, humb jetën një person

0

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Mashan të Gramshit.

Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton për Infoweb/Media, se një makinë ka rënë në kanal dhe si pasojë ka ndërruar jetë një i moshuar i cili ka qenë brenda mjetit bashkë me nipin 7-vjeç dhe mbesën e tij 11-vjeçe,  të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se i moshuari ka pësuar infarkt ose trompozë dhe të ketë humbur jetën përpara se të binte makina.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu