Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin K. S., 25 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Ll., 64 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka goditur me grushte një 63-vjeçare dhe vajzën e saj 38 vjeçe, fqinje të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 60 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën përpara banesës së pabanuar të xhaxhait të tij dhe ka shkatërruar rrethimin e saj.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin D. S., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen R. K., 42 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka djegur bazën ushqimore për blektori të vjehrrit të saj, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-J. V., 56 vjeçe, pasi ka kallëzuar motra e saj, se i ka pushtuar tokën, në fshatin Osenth;
-R. R., 51 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai nuk ka zbatur urdhrin e caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për t’u larguar nga banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.