Lajmi fundit/ Aksident me vdekje

0

 

Një aksident me vdekje raportohet në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.

Viktima është një i ri me mbiemër Gjeçi, drejtues i mjetit i cili u përplas.

Automjeti i cili drejtohej nga i riu ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi ka marrë plagë të rënda dhe u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu