Publikohen detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare/ Ku ndodhet ajo?

0

Publikohen detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares Artemis Vasili në kryeqytetin grek, Athinë.

Detajet janë bërë publike në emisionin “Dritë në Tunel”.

“Policia e Omonia e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”, ka treguar një prej të ftuarve.

Shoqja e ngushtë e 19-vjeçares kujtoi një incident të ndodhur në muajin korrik që mendohet se ka lidhje me zhdukjen e saj.

“Një ditë në verë, prindërit e saj po e kërkonin sepse ajo mungonte me orë të tëra. Ajo më kishte thënë se do të shkonte vetëm në Varkizë për të notuar. Unë nuk e besova, megjithatë… Ka shumë skenarë që kalojnë nëpër mendjen time. Kam frikë se i ka ndodhur diçka e keqe”, tha ajo gjatë emisonit.

Miq të tjerë të Artemisit thonë se zona e Varkizës duhet të hetohet në lidhje me gjurmët e Artemisit, sepse ajo shkonte atje dhe qetësohej.

19-vjeçarja rezulton e humbur që prej datës 16 tetor 2020. Për herë të fundit ajo është parë në zonën e Koropit në Athinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu