Lajmi i fundit/ Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Peshkopi. Makina përplaset me kamionçinën, tre të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi. Automjeti me targë AA 764 JR është përplasur me një kamionçinë. Aksidenti është regjistruar pa mbërritur në fshatin Fushë-Studen.
Si pasojë e kësaj përplasje janë lënduar tre shtetasit që ndodheshin në mjetin me targë AA 764 JR. Ata janë tarnsportuar për në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu