Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje në unazën e Elbasanit. Makina përplas 26-vjeçaren

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mbrëmjes në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.

Një mjet tip “Volkswagen” ka përplasur 16-vjeçaren me inicialet D.T. e cila ka humbur jetën në vend.

Sipas të dhënave në momentin e përplasjes së 16- vjeçares, ishin të pranishëm prindërit dhe motra e saj të cilët e kanë parë të gjithë skenën. Për vajzën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi pasi përplasja ka qenë e fortë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe një grup hetimor të cilët kryen veprimet proceduriale për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia

Elbasan/Informacion paraprak:
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu