Lajmi i fundit/ Aksident me vdekje tek Unaza e Re

0

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin me vdekje të ndodhur te Unaza e Re.

Në njoftim bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor ku për pasojë ka mbetur i vdekur në vend 45-vjeçari Fatmir Avdillari, i njohur si “Xubi i Yzberishtit”, një person  dënuar më parë për vrasje i liruar nga burgu në vitin 2008.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar dhe drejtuesja 38-vjeçare e njërit prej mjeteve, e cila është transportuar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu