Autori i masakrës në Rusi kishte paralajmëruar sulmin në rrjetet sociale

0

Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi në shkollën ruse, ku një 19-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat i përkasin moshave 13-14 vjeç. Autori i krimit, Ilnaz Galyaviev kishe paralajmëruar sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai kishte postuar një foto me kapuç dhe krahas saj shkruante: Sot unë do të vras një sasi të madhe të plehrave bio dhe do të qëlloj veten time.

Ndërkohë bëhet me dije se autori i sulmit kishte studiuar në këtë shkollë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu