LAJMI I FUNDIT/ Dalin në gjykatë të arrestuarit për 570 kg kanabis

0

Kanë dalë sot para gjykatës tre të arrestuar për gomonen me 577 kg drogë, që u kap të dielën në Karaburun. Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj, do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa seanca nis në orën 10:00.

Operacioni që çoi në arretsimin e tyre u zhvillua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD. Siç njoftoi policia ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu