LAJMI I FUNDIT/ Inceneratori i Elbasanit, SPAK merr në pyetje administratorët

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon hetimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Prokurori i SPAK Klodian Braho i cili po kryen hetimet për këtë çështje vijon me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për dhënien e këtij koncesioni.

Burime nga struktura antikorrupsion bëjnë me dije për InfowebTv, se janë marrë në pyetje administratorët që kanë ndërtuar inceneraratorin, pasi ka dyshime se janë lëshuar fatura fiktive.

Sipas po të njëjtave burimeve, hetimi i SPAK për inceneratorin e Elbasanit zbulon se disa kompani u hapën nga persona që nuk kishin buxhet të madh. Fiktivisht këto kompani dyshohet se kanë transferuar shuma të konsiderushme kompanive të familjes Koka, duke ushtruar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme të Apelit, ka rrëzuar kërkesën e Kokës për heqjen e sekuestros të një ndërtesë në zonën e Vollgës, pasuri e vënë nën sekuestro pas arrestimit të ish ministrit për akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave. Më herët gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën për heqjen nga sekuestroja të pijeve alkoolike në Rrashbull të Durrësit dhe 4 prona të tjera.

Ndërsa këtë të premte Apeli i Posaçëm ka regjistruar kërkesën e ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, për masë më të butë sigurie. Seanca do të mbahet më 14 maj, ndërsa Bllako akuzohet për korruposion dhe shpërdroim detyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu