LAJMI I FUNDIT/ Panik në Elbasan, përfshihet nga flakët bodrumi i një pallati

0

Pak minuta më parë në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, prane Parkut “Rinia” bodrumi i i një pallati është përshirë nga flakët.

Mësohet se janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Burime të InfoWebTV bëjnë me dije se në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja.

Policia është në vendin ku ka ndodhur ngjarje për të zbuluar shkaqet e nisjes së këtij zjarri.

Njoftimi :

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu