Lana Del Rey zbulon datën e publikimit të albumit më të ri

0

Këngëtarja më e dashur nga publiku sot për sot,Lana Del Rey,ka lumturuar fansat e saj të zjarrtë me lajmin e fundit.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka bërë me dije lansimin e albumit më të ri “Blue Banisters”,i cili do të publikohet në muajin korrik.

Del Rey ka konfirmuar lajmin se albumi do të dalë pikërisht në 4 korrik të këtij viti, në ditën e pavarësisë së Amerikës, pra në ditën më të rëndësishme të saj.

Ky album do të renditet i teti i incizuar në studio për këngëtaren, dhe vjen fill pas incizimit të lansuar në muajin mars, me titull “Chemtrails Over the Country Club”. Ky i fundit ka rezultuar që të jetë më i shituri për vitin 2021 në Britaninë e Madhe.

Më herët, Del Rey ka bërë me dije se më 1 qershor do ta lansonte një projekt të ri me titull “Rock Candy Sëeet”, për të cilin ka theksuar se përmes tij do t’i sfidonte akuzat ndaj saj për përvetësim kulturor dhe promovimin e abuzimit në familje.

Këngëtarja 35-vjeçare pas vdekjes së idhullit Amy Winehouse pati deklaruar se ajo nuk dëshironte të këndonte më.

Por ja që nuk ndodhi kështu, Lana Del Rey e vazhdoi karrierën muzikore duke u shndërruar në një prej artisteve më të veçanta dhe më fitimprurëse në tregun muzikor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu