U deklarua nisja e procedurave për shkarkimin e Metës,reagon presidenca

0

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla se të hënën do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, ka ardhur menjëherë reagimi nga presidenca.

Ka qenë vetë presidenti Ilir Meta i cili ka dhënë reagimin e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! 🇦🇱 Vdekje tradhëtarëve! “👎

Gjithashtu zëdhënësi i presidentit Meta, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Balllës, duke e etiketuar si ‘Tao’ dhe duke i bërë me dije se nëse afrohet do të marrë përgjigjien që meriton.

“Tao Tao AFROHU AFROHU!
Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”- shkruan zëdhënësi presidencës Tedi Blushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu