Largohet nga banesa 17-vjeçarja nga Gramshi. Në pranga edhe një për dhunë ndaj nënës së tij

0

Largohet nga banesa një 17-vjeçare nga Gramshi.

Kallëzimi në polici u bë nga babai i saj.

Sipas njoftimit të policisë L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu