Largohet papritur nga Për’puthen, Lediana zbulon nëse do të kthehet sërish në emision

0

Ledjana Prenga, konkurrentja e re e “Për’puthen” vendosi të largohet për pak kohë nga emisioni. Ajo sqaroi se e kishte të vështirë të përballonte presionin dhe se nuk po e gjente dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

Së fundi, një nga ndjekësit e pyeti nëse ajo do të kthehet sërish në emision, ndërsa Lediana e pohoi këtë gjë.

 

“A do kthehesh në Për’puthen? Je një vajzë shumë e mirë”, ishte pyetja drejtuar Ledjanës, e cila u përgjigj: “POO”.

“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, sqaroi ajo para se të largohej përkohësisht nga emisioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu