Le të kërcejmë për jetën

0

Le të kërcejmë për jetën, një program i mrekullueshëm që shoqërohet nga udhëtimi për jetën ku përgaditen e trajnohen edukatorë bashkëmoshatarë në fushën e edukimit të shëndetit seksual e atij riprodhues. Sot më tepër se kurrë ku problemet në fushën e edukimit seksual janë aq të shumta e të shpeshta saqë duhej një nismë e tillë, kaq e vlefshme dhe kaq e nevojshme; sigurisht ju mund të mendoni se çfarë duhet mësuar për seksin? Epo lejomëni të iu them që shumë; duke nisur nga higjena, seksin e sigurtë, infeksionet seksualisht të transmetueshme e sa e sa gjëra të tjera.

Gjëra që 20 kampionët tanë i mësuan, përvetësuan dhe përdorën në praktikë, sigurisht që është vetëm fillimi; puna sapo ka nisur tani fillon ajo që quhet trajnojmë- ndërgjegjësojmë –dhe gjallërojmë rrjetin vazhdimisht.

Por dua të iu tregoj çfarë ndodhi në 7 ditë në këtë trajnim organizuar nga “Zëri i të rinjve –Youth Voice Network” që drejtohet nga Andi Rabiaj – përveçse ndërtuam kapcitete në fushën e edukimit të shëndetit seksual dhe atij riprodhues do pyesni ju?

Folëm për shërbimet rinore miqësore-sa ekzistojnë ato, Teuta Pipaj na nderoi me praninë e saj në një takim mahnitës, (besomëni nuk po shtoj asgjë) ku përmes mizaskenave na tregoi dy lloje shërbimesh, por edhe për masat mbrojtëse, infeksionet seksualisht të transmetueshme etj,
Takim që u pasua nga Lindita Myzyri e cila iu përgjigj çdo pyetje të mundshme, duke hedhur poshtë mite, e duke treguar të vërteta, sigurisht nuk mund të mungonte edhe një tërheqje vëmëndjeje sa i përket higjenës.

Një ditë tjetër kishim Olimbi dhe Gledion Hoxhaj nënë e bir, të cilët jetojnë me virusin HIV dhe i kushtojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre ndërgjegjësimit për parandalim por edhe të jetuarit me HIV, sidomos fokusit që mund të ndërtosh një jetë si të gjithë; (fjala normale nuk më pëlqen dhe ndaj nuk po e përdor).

Sigurisht nuk munguan as Dorina me Adën përfaqësuese nga UNFPA të cilat janë pionerë në këtë fushë, sigurisht biseda ishte e këndshme, shumë informuese dhe erdhën me dhurata, dhe për një grupmoshë 17-24 vjeçare kjo ka shumë rëndësi, por më e rëndësishme se aq ishte ajo çka thanë, fokusi në rëndësinë e dhënies dhe marrjes së informacionit në fushën e edukimit të shëndetit seksual. Informacion i sigurtë = vendime të sigurta.

Sigurisht nuk mund të lë pa përmendur e falendëruar trajnerët ndërkombëtarë të këtij trajnimi, Stas i cili na erdhi nga Rusia dhe Rekha nga Nepali; më mirë se aq vështirë se bëhet… Nga data 5 maj deri me 12 maj në Grand Blue Fafa Resort trajnuam dhe nxorrëm 20 kampionë për jetë të cilët do të vazhdojnë punën e cila sapo ka nisur. Nuk ka arritje më të madhe sesa të edukosh edukatorë bashkëmoshatarë.

Le të kërcejmë për jetën, le të informohemi e le të informojmë, shëndeti seksual është i rëndësishëm dhe vendimet e duhura në shëndet seksual e atë mendor prodhojnë një komb të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.
Le të kërcejmë për jetën, se për sa kohë ka të rinj që janë gati të ndryshojnë botën jemi të sigurtë; ah dhe: Better Safe (Sex) Than Sorry.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu