Presidenti i përgjigjet Ramës: E njeh shumë mirë Ilirin ai, kush e ka penguar SPAK-un e kapur prej fyti të hetonte

0

Ilir Meta:

Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar, dhe mbështetja e çështjes së Kosovës, dhe shumë çështje të rëndësisë kom,bëtare do ti prekim në konferenca të tjera, kështu që ne e kemi kohën përpara.

Shqiptarët presin një lidership që mban fjalën, llogaridhënia e të gjithëve, mua bën përshtypje, pse ka frikë kryeministri nga drejtësia e vetë që e ka kapur prej fytit. I bën thirrje SPAK që të hetojë Ilir Metën, madje tua çojë dhe pyetjet, siç bënë me aleatët me anëtarët e Kushtetutës.

E keni parë ju Ilir Metën që të merret me drejtësinë, as me drejtësinë e doktorit në 92 kur më hoqën studentit, jam i hapur për tu ballafaquar. Pas 24 Korrikut Ilir Meta, dhe me qindra qytetarë, do të shkojnë me fakte dhe me prova te SPAK. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun dhe Ilirin, në të kaluarën dhe në të ardhmen, pse ua bën të gjithë këto?

Që të mos hetojë Stelën, Mërtirin, Zoton. Pse do frenojë Ilirin me këto përralla dhe mashtrime, ai e njeh mirë Ilirin, që ju shkon gjërave deri në fund, për ato gjëra që ai i ka bërë shqiptarëve, jo Ilirit. Do tju japë zemër bandës së inceneratorëve, ju thotë që duroni dhe pak.

Ky nuk di gjë ky që e ka ministrin brenda, joo… nuk di gjë ky. Nuk e di dhe për ato 14 shkresa që u nënshkruan brenda ditës, gjërat janë shumë të qarta në dritën e diellit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu